Flash

Jo, Edi Rama nuk e shkeli marrëveshjen

Lapsi.al 19 September 2017
Jo, Edi Rama nuk e shkeli marrëveshjen

Një debat absurd i ditëve të fundit ka përfshirë Ramën dhe Bashën lidhur me vazhdimsinë ose jo të marrëveshjes që të dy nënshkruan fshehtas në natën e 18 majit. Pas propozimit të fundit të opozitës për të nxituar që tani drejt një reforme zgjedhore, kryeministri u përgjigj se ajo do të bëhet në kuadrin e paktit që ai firmosi me kreun e PD.

Ndërsa Basha i pyetur këtë të martë nga gazetarët, i konsideroi këto deklarata si cirk, duke këmbëngulur se marrëveshja vdiq, pasi Rama vodhi dhe rrëmbeu vota. (lexo shkrimin poshtë/ Lapsi.al).

Në fakt, pavarësisht nga retorika e palëve politike (sot Ramës i intereson, si lideri kuqezi i të gjithë shqiptarëve, të pretendojë një pakt permanent me pakicën, ndërsa Basha, i vënë në pozicionin e fëmijës që e gënjyen, do ta varrosë këtë kapitull) pyetjet e ngritura mbeten: A ka vdekur pakti i 18 majit? A e prishi Rama marrëveshjen? A e shpërdoroi ai besimin që iu dha?

Po të dëgjosh se ç’thotë sot Basha mbi këto pyetje, nuk ka më asnjë dilemë. Sipas tij, thelbi i kompromisit të tyre ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Dhe deri sa këto nuk u realizuan, pasi Rama bleu dhe dhunoi votën e shqiptarëve, tani është e kotë të flasësh për një zgjatim të 18 majit.

Fatkeqësisht Basha gënjen. Deri më tani, as ai dhe as PD, nuk kanë dhënë asnjë provë bindëse se në 25 qershor u bë gjëma. Basha kishte të gjitha ministritë, drejtoritë dhe garancitë që kërkoi dhe sot ai nuk mund të thotë asnjë gjysëm fjale.

Natyrisht, kjo nuk do të thotë aspak se zgjedhjet në Shqipëri ishin korrekte.

Paradoksi është se në momentin kur Basha vendosi të mbyllë çadrën dhe të puthet me Ramën, historia e tyre kishte përfunduar. Oligarkët i kishin paguar paratë, mediat e kishin kryer procesin e lavazhit të trurit, krimi i kishte marrë masat me kohë. Në këtë pikë, as Ramës nuk i mbetej gjë për të rrëmbyer, as Bashës për të ruajtur.

Ishte pikërisht ky kalkulim i gabuar, që i dha mundësinë kryeministrit të vriste me të njëtin gur të dy zogjtë: edhe të fuste zgjedhjet në xhep dhe të respektonte atë për të cilën u angazhua.

Ndaj ne sot nuk kemi asnjë provë (e mbani mend opozitën memece të 25 qershorit që nuk bëri asnjë deklaratë për parregullsi?) se Rama nuk i ka qëndruar korrekt paktit që nënshkroi. Avantazhi i tij qe se gjeti një partner që e joshi me disa ministra fallco dhe me disa drejtori me lekë dhe arriti ta fusë në zgjedhje. Ai garën e fitoi aty. Pastaj 25 qershori qe thjeshtë një formalitet që i dha alibinë e kriminelit që nuk gjendet në vendin e krimit.

Prandaj, Basha sot nuk mund të përdorë  vjedhen e zgjdhjeve si shkak për prishjen e paktit, se ai e pranoi atë, i ndërgjegjshëm për çfarë do të ndodhte më pas. (lapsi.al)

Të këshilluara

Doktor, lëri djemtë e tu të shkojnë

Këtë herë, Sali Berisha nuk mund të fliste pa prodhuar një lajm. Një lajm të dukshëm dhe të bujshëm, siç ishte ai që kapën në ajër antenat mediatike, se Doktori...

06:12

Fajin s’na e kanë grekët

Mënyra arbitrare e qeverisjes së Rilindjes po i shërben si preteks Greqisë për të penguar përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Më shumë se retorika...

10:18

Kush po lufton për Ballkanin

Pak rajone të botës janë më kompleksë kulturalisht dhe politikisht, sesa Ballkani. Dhe nuk mund të ketë një ilustrim më të qartë të së kaluarës dhe të tashmes s...

15:44

Fildesin e vranë edhe mediat

Histeria e reagimeve të politikës, për vrasjen makabre të gjyqtares Fildese Hafizi u ka ngjallur krupën shumë qytetarëve. Të gjithë janë të ndërgjegjshëm se për...

12:56

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI