Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

Familjarët e nipit të Aldo Bares: Nuk ka lidhje me ngjarjen, po na implikon media dhe politika

Lapsi.al 12 October 2017
Familjarët e nipit të Aldo Bares: Nuk ka lidhje me ngjarjen, po na

Policia po punon për zbardhejen e ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djehsme në Lushnje ku mbetën të vdekur dy persona. Një ndër personat e shoqëruar për këtë ngjarje është edhe Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Menjëherë pas këtij shoqërimi kanë reaguar familjarët kreut të bandës së Lushnjës.

Të indinjuar ata kanë deklaruar se nipi i tyre nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen që tronditi dje qytetin e Lushnjës, ku u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, i afërm i Xhulio Shkurtit. Sipas tyre ata implikohen në çdo krim në qytet pa pasur faj.

“Nipi ynë s’ka asnjë lidhje me ngjarjen. Na implikojnë pa lidhje në çdo krim në qytet. Media, politika, policia na implikojnë”, - kanë thënë të afërmit e Aldo Bares.

Viktimat Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi njihen si miqtë e ngushtë të Xhulio Shkurtit, djali i vëllait të Aldo Bares (Alfred Shkurtit). Ky i fundit mbeti i plagosur me 25 shtator të vitit 2016 së bashku me shokun e tij Saimo Xheliu 25 vjeç në të njëjtën zonë ku ndodhi ngjarja e djeshme, në lagjen “Loni Dhamo” shumë pranë Komisariatit të Policisë.

Të këshilluara

Kuvend debati për Reformën Zgjedhore

Edhe sot so të në Kuvend do të diskutohet ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Ishte pikërisht ky projektvendim që seancën e kaluar të bëh...

09:10

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI