Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

Kuvend debati për Reformën Zgjedhore

Lapsi.al 12 October 2017
Kuvend debati për Reformën Zgjedhore

Edhe sot so të në Kuvend do të diskutohet ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Ishte pikërisht ky projektvendim që seancën e kaluar të bëhej shkak i tensioneve dhe përplasjeve mes mazhorancës dhe opozitës në seancën e javës së kaluar.

Opozita ishte përgatitur për ta debatuar, por mazhoranca e shtyu me një javë debatin.

Seanca e javës së kaluar u ndërpre disa herë pasi deputetet e opozitës bllokuan foltoren dhe kërkonin që debati për këtë projektvendim të bëhej atë ditë.

Por, bllokimi i foltores bëri që kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi të përjashtojë nga seanca kreun e PD Lulzim Basha. Basha, së bashku me deputetët opozitarë u “ngujuan” në parlament, ndërsa Ruçi paraljamëroi ehde me thirrjen e gardës për të nxjerrë Bashës jashtë sallës së Kuvendin.

Seanca u shty për në orën 18:00, por Basha dhe deputetët e tij nuk e braktisën sallën e Kuvendit deri në atë orë, pasi kishin frikë se nuk do të lejohej të futej më brenda kreu i opozitës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI