Flash

Ky është futbollisti që u qëllua me breshëri Kallashnikovi natën e kaluar (foto)

Lapsi.al 12 October 2017
Ky është futbollisti që u qëllua me breshëri

Një 25 vjeçar mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri, gjatë kohës që po lëvizte me një automjet në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur pasditen e të mërkurës në aksin rrugor rural Buz-Memaliaj pranë fshatit Xhafaj. 25 vjeçari ndodhej nën shoqërinë e një personi tjetër, por ky i fundit nuk ka pësuar lëndime nga të shtënat. I plagosuri është Denis Mema. 25 vjeçari është edhe futbollist i Memaliajt dhe ka marrë një plumb në shpatull dhe tjetrin në qafë. Menjëherë 25 vjeçari është transportuar në Spitalin e Fierit për të marrë ndihmën mjekësore. Pasi mjekët kanë parë gjëndjen e vështirë të të plagosurit, ai është dërguar në Tiranë. Dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për pazare droge.

Të këshilluara

Kuvend debati për Reformën Zgjedhore

Edhe sot so të në Kuvend do të diskutohet ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Ishte pikërisht ky projektvendim që seancën e kaluar të bëh...

09:10

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI