Flash

Rama shet Saimir Tahirin?

Lapsi.al 17 October 2017
Rama shet Saimir Tahirin?

Më në fund ka reaguar edhe kryeministri Rama për rastin e ish-ministrit Tahiri, të cilit i doli emrin në një përgjim trafikantësh droge. Rama në reagimin e tij shkruan se Tahiri ka patur mbështetjen e tij, por Shqipëria meriton të dijë të vërtetën. Për këtë arsye, - shkruan Rama, - i duhet shkuar deri në fund kësaj historie duke mos toleruar askënd që zgjedh rrugën e krimit dhe jo Shqipërisë që duam.

Rama e di që nuk mund ta mbrojë më Tahirin, prandaj vendos të distancohet prej tij, sepse e di që ky i fundit po fundoset. Rama e ka quajtur të neveritshme dhe shokuese bisedën mes dy kriminelëve dhe është shfaqur tejet i bindur në qëndrimin e tij duke thënë se nuk ka asnjë luhatje apo dyshim.

Reagimi i Ramës:

DUAM TË VËRTETËN! SA MË PARË!

Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve! Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet. Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet. Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam - Me shtet, punë, mirëqenie.

Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!

Të këshilluara

Për kë po vijnë agjentët amerikanë?

U duk sikur Edi Rama e nxorri rastësisht informacionin se agjentë amerikanë do të vijnë në Tiranë në nëntor. Ishte në foltoren e parlamentit ditën e enjte, duke...

15:55

FMN: TVSH e penalizon biznesin e vogël

Qeveria do të përfshijë prej janarit 2018 edhe bizneset e vogla në skemën e TVSH. "E bëjmë për të luftuar informalitetin", thotë kryeministri Rama. Opozita n...

11:02

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI