Flash

Ekskluzive/ Rama po i bën presion Tahirit të largohet vetë

Lapsi.al 18 October 2017
Ekskluzive/ Rama po i bën presion Tahirit të largohet vetë

Situata e Saimir Tahirit po rëndohet me shpejtësi. Burime të mirëinformuara nga PS bëjnë me dije se kryeministri Rama i ka dhënë ultimatum ish krahut të tij të djathtë, që të bëjë një akt politik, të pranojë së paku “njollën morale” ose të pranojë që është “një dru i shtrembër midis rilindasve”, siç e etiketoi pak më parë Rama publikisht. Ky akt mund të shkojë nga një pranim faji i Tahirit e deri tek dorëheqja e ish ministrit nga funksionet politike.

Deri më atëherë situata do të mbetet e ngrirë. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u ka dërguar mesazh deputetëve të tij që, deri sa situata të zgjidhet, ata duhet të tregohen “të ftohtë”, pra as mos e godasin dhe as mos e mbrojnë njeriun e “policisë që duam”. Vetë Tahiri u ka pranuar njerëzve të tij të afërt, se ai është i vendosur në karantinë nga ish kolegët e tij dhe celulari me po të njëjtin numër si më parë, i bie rrallë e më rrallë. Një burim tjetër tha për Lapsi.al se ultimatumi për ish ministrin është i vlefshëm deri sot në mbrëmje. Përndryshe ai është kërcënuar me faktin se Rama do të dalë vetë publikisht për t'u distancuar me të. Shenja të këtij distancimi u dhanë me deklaratën e parë kryeministrit që thoshte se drejtësia nuk do të pengohet. Ajo u bë më e fortë me përmendjen e togfjalshit “një dru i shtrembër midis nesh”. "Nuk jemi aspak një familje e përsosur, pa probleme e pa drurë të shtrembër në mesin tonë. Por, ndryshe nga këta të Frontit të Çadrës së Vjetër, ne marrim përgjegjēsi për Shqipërinë dhe mbajmë përgjegjësi për çdo gjë që nuk e bëjmë mirë apo që del në dritën e realitetit si problem i yni" , shkruajti Rama duke aluduar se nuk mund të mos ketë përgjegjësi për përgjimet që u publikuan të martën. Në varësi të qëndrimit që do të mbajë Tahiri, do të vendoset edhe se ç'do të bëhet më tej. Dihet se kur ishte ende ministër, kur u thirr në zyrën e Ramës për të dhënë dorëheqjen, ai e refuzoi kërkesën e shefit të vet. Tahiri gjithnjë ka mbajtur qëndrimin se ai dhe Rama janë një, dhe kur është njëri keq, tjetri nuk mund të jetë mirë. Mirëpo dalja e përgjimeve italiane i ka dobësuar ndjeshëm pozitat e tij dhe nuk dihet se si do t'i përgjigjet ai ofertës për t'u zhdukur nga skena politike në këmbim të lënies në harresë të çështjes që po bën zhurmë këto ditë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Rama shet Saimir Tahirin?

Më në fund ka reaguar edhe kryeministri Rama për rastin e ish-ministrit Tahiri, të cilit i doli emrin në një përgjim trafikantësh droge. Rama në reagimin e tij ...

15:33

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI