Flash

Ekskluzive/ Lapsi.al zbulon çfarë treguan prokurorët në seancën me dyer te mbyllura

Lapsi.al 21 October 2017
Ekskluzive/ Lapsi.al zbulon çfarë treguan prokurorët në

Lapsi.al zbulon një detaj “bombë” nga pjesa e mbledhjes së Këshillit të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit e zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të kërkesës së kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj sepse do të dilnin detaje që përbënin sekret hetimor në çështjen “Tahiri-Habilaj”.

Me largimin e kamerave, gazetarëve, Tahirit dhe avokatit të tij, prokurorët u kanë treguar deputetëve të PS, PD dhe LSI se kanë marrë në mbrojtje një femër, oficere e policisë së shtetit që ka punuar edhe në Vlorë.

Sipas burimeve të lapsi.al ajo ka dëshmuar për trafikun e drogës nga Habilajt dhe lidhjet me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Dëshmia e saj u është vënë këtë të shtunë në dispozicion anëtarëve të Këshillit, Imunitetit dhe Rregullores.

Lapsi.al zbuloi se se kjo oficere e policisë ka marrë tashmë statusin e “dëshmitarit të mbrojtur” nga prokuroria. Ashtu siç e bënë të qartë prokurorët edhe në pjesën publike kur kërkoi arrestimin e ish ministrit të Brendshëm, frika e tyre ishte se lënia e lirë e Saimir Tahirit, mund të ndikonte tek dëshmitarët dhe se mund të ndikonte për të prishur provat. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI