Flash

Alarmi i Greqisë: Shqipëria bazë për drogat e forta, prodhuesja më e madhe e kanabisit në Europë

Lapsi.al 23 October 2017
Alarmi i Greqisë: Shqipëria bazë për drogat e forta,

Droga shqiptare është problem real për fqinjët. Italia duket e dorëzuar. Nuk i ndalon dot tonelatat me drogë që po pushtojnë brigjet e saj. Kreu i antimafias, Franko Roberti, u kërkoi autoriteteve ta legalizojnë, si rrugë për të luftuar grupet e narkotrafikut dhe për të ndaluar kanabisin shqiptar. Në të kundërt, kërkoi betejë në çdo front, me të gjitha mjetet.

Greqia gjendet në të njëjtën pozitë.

Kreu i Departamentit të Antidrogës në Prokurorinë e Atikës, Kostas Panagiotopoulos u ra të shtunën këmbanave të alarmit.

"Greqia është një vend që prodhon sasi të papërfillshme kanabisi dhe një destinacion për ngarkesat që vijnë na jashtë për konsum të brendshëm, por edhe për pikë tranziti për substancat drejt vendeve të tjera të BE, që vijnë kryesisht nga Shqipëria", deklaroi ai për agjencinë shtetërore Amna.

A është vetëm kanabisi droga që tregton Shqipëria?

"Shqipëria fqinje është një "pikë grumbullimi" për heroinën, e cila transportohet nga grupet kriminale shqiptare në destinacione të ndryshme, përfshirë Greqinë", thotë Panagiotopoulos.

"Shqiptarët - shton ai - janë të përfshirë edhe në trafikun e heroinës.

Por Shqipëria është edhe bazë për kokainën. Një laborator për përpunimin e saj u zbulua në vitin 2015 në Elbasan. Kreu i Departamentit të Antidrogës në Prokurorinë e Atikës sheh një rritje të aktivitetit.

"Kur bëhet fjalë për kokainën, përfshirja e shqiptarëve është në rritje të vazhdueshme. Shqipëria është bërë një pikë kyçe e shpërndarjes së kokainës së destinuar për në tregjet europiane dhe shërben si një vend grumbullimi, veç rolit të saj në trafikun e heroinës", deklaron ai.

Shqiptarët përbëjnë edhe grupet më të sofistikuar të trafikut të kanabisit. Ata bashkëpunojnë me trafikantët grekë.

"Pjesa më e madhe kanabisit të prodhuar në Europë vjen nga Shqipëria, përmes vendeve të saj kufitare, Greqia e Italia. /Marrë me shkurtime nga AMNA - Përgatiti Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI