Flash

Meghan Markle heq dorë nga të gjitha për princin

Lapsi.al 25 October 2017
Meghan Markle heq dorë nga të gjitha për princin

Aktorja Meghan Markle është prej 18 muajsh në një marrëdhënie me Princ Harry-n dhe gjërat po ecin në rrugën e duhur.

Pas takimit, ndonëse në mënyrë informale, me mbretëreshën, mediat raportojnë se aktorja 36- vjeçare pritet të zhvendoset në Londër në muajin nëntor.   Meghan ndodhet aktualisht në Toronto për xhirimin e sezonin e ri të “Suits”, por sipas Daily Mail, ajo do të heqë dorë për t’u zhvendosur sa më shpejt pranë partnerit të saj. Çifti do të jetojë në Nottingham Cottage në bazën e Pallatit Kensington. Nuk dihet sesi familja mbretërore e ka pritur këtë vendim të tyre për të jetuar bashkë përpara martese, por nuk do të ishte hera e parë që princ Harry do të thyente protokollin. Kjo nuk është “sakrifica” e vetme që duhet të bëjë 36-vjeçarja për të qenë pranë princ Harry-it. Ajo do të heqë dorë përfundimisht nga aktrimi dhe nga shumë gjëra të tjera që ishte mësuar t’i bënte në jetën e saj si një aktore, për t'iu nënshtruar rregullave strikte, ashtu siç ka ndodhur dhe me dukeshën Kate Middleton.

Të këshilluara

Eminem fiton gjyqin ndaj partisë politike

Një parti politike në Zelandën e Re është urdhëruar që t’ia paguajë më shumë se 400 mijë dollarë reperit amerikan, Eminem për përdorimin e muzikës të ngjashme m...

13:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI