Flash

Ndahet nga jeta gazetarja Adelajda Xhamani

Lapsi.al 29 October 2017
Ndahet nga jeta gazetarja Adelajda  Xhamani

Adelajda Xhamani ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm. Ajo gjendej në banesë në momentin që ka ndodhur goditja fatale, ndërsa edhe pse 2 mikeshat e saj kanë njoftuar ambulancën, përpjekjet për ta sjellë në jetë kanë qenë jo me sukses.

Adela iu bashkua nismës më të re televizive ‘’Fax News” që në datën 1 tetor në pozicionin e gazetares së kulturës dhe në 15 nëntor do fillonte emisioni i saj në këtë ekran ‘’Shtëpia e Adelës”.

Më parë Xhamani ka qenë pjesë e ‘’Big Brother Albania 2”. Po ashtu ajo ka qenë kryedaktore e suplementit ‘’Bluetooth” në ‘’Gazetën Shqiptare”, si dhe kryeredaktore e Revistës ‘’Who”.

Adela ka lindur në qytetin e Kavajës, ndërsa në vitet e para të karrierës së saj ka qenë mësuese në qytet.

Të këshilluara

Vdes modelja Vlada Dzyuba gjatë sfilatës

Një modele 14 vjeçare ka ndërruar jetë gjatë një shfaqjeje mode në Kinë. 14 vjeçarja Vlada Dzyuba u rrëzua dhe ra në koma para se të dilte për të bërë sfilatën ...

14:51

Noizy publikon klipin e ri me Varrosin (VIDEO)

Ka vetëm pak minuta që në kanalin You Tube është publikuar kënga më e re e reperëve Noizy dhe Varrosi, këngë të cilën e kishin paralajmëruar fort gjatë ditëve t...

18:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI