Flash

Netflix ndërpret "House Of Cards" pas akuzave për agresion seksual ndaj Kevin Spacey-t (FOTO/VIDEO)

Lapsi.al 31 October 2017
Netflix ndërpret "House Of Cards" pas akuzave për agresion

 

Netflix njoftoi në fillim të kësaj jave se seriali i famshëm "House Of Cards" nuk do të xhirohet më pas sezonit të gjashtë, i cili filloi filmimin në Baltimore këtë muaj. Në një deklaratë, Netflix tha se kompania ishte ishte tmerrësisht e shqetësuar nga lajmet e natës së fundit në lidhje me aktorin kryesor të këtij seriali Kevin Spacey, i cili u akuzua për ngacmim seksual ndaj një mashkulli tjetër.

Aktori Anthony Rapp pohoi pak ditë më parë se Spacey abuzoi me të seksualisht kur ishte vetëm 14 vjeç. Rapp deklaroi se skandali Weinstein e detyroi atë të fliste. Rapp, tani 46 vjeç, tregoi për BuzzFeed se ai ishte duke shikuar televizor në një parti në apartamentin e Spacey, kur ai e kapi hopa e mbështeti mbi mur dhe pastaj u hodh mbi të në shtrat.

Dy herë fitues i çmimit të Akademisë dhe aktor i mirënjohur i filmit dhe teatrit Kevin Spacey nuk i mohoi akuzat por u mjaftua të thoshte se ai nuk kujtohej për këtë episod të ndodhur më shumë se 30 vjet më parë. "Nëse unë u solla ashtu siç e përshkruan [Rapp] dhe pse nuk e mbaj mend sepse kanë kaluar 30 vite që nga ajo kohë, i kërkoj atij të më falë nëse kam bërë një sjellje të papërshtatshme i dehur, dhe më vjen keq për shqetësimin qe ai ka mbajtur gjatë gjithë këtyre viteve", tha ai.

Bashkë me këtë ndjesë ylli i serialit të Netflix "House Of Cards" shpalli publikisht edhe faktin se ai është gay.

"Kam dashur dhe kam pasur takime romantike me burra gjatë gjithë jetës time dhe unë zgjedh tani ta pranoj dhe të jetoj si një njeri i lirë homoseksual" shkroi ai.

Por, pranimi i homoseksualitetit të tij në një kohë që Spacey u akuzua për agresion seksual ndaj një mashkulli tjetër, aq më tepër kur ky i fundit ishte vetëm 14 vjeç ka nxehur shumë pjestarët e njohur të komunitetit LGBT të cilët kanë reaguar të indinjuar.

"Nuk ka dehje që justifikon ose shpjegon abuzimin ndaj një fëmije 14-vjeçar," tha gazetari dhe aktivist I LGBT community, Dan Savage në Twitter.

Një tjetër status i komediani Billy Eichner goditi: "Kevin Spacey ka shpikur diçka që nuk ka ekzistuar më parë për të, momenti jo i duhur për të dale si gay".

Në të njëjtin mendim u bashkuan dhe aktorët Zachary Quinto, George Takei, ëanda Sykes dhe presidenti i GLAAD, Sarah Kate Ellis, i cili tha në një deklaratë: "Dalja hapur për orientimin seksual nuk duhet të përdoret për të shmangur pretendimet për sulme seksuale. Nuk është një histori për Kevin Spacey, por një histori mbijetese nga Anthony Rapp dhe të gjithë ata që guxojnë të flasin kundër veprimeve seksuale të padëshiruara. Mediat dhe publikus’duhet ta injorojnë këtë. "

Në javët e fundit akuzat për sjellje të keqe, abuzim dhe sulme seksuale kanë përfshire burra të fuqishëm, si producentin e filmit Harvey Weinstein, regjisorin James Toback dhe reporterin politik Mark Halperin.

[caption id="attachment_246353" align="alignnone" width="630"] House Of Cards[/caption]

Kjo valë denoncimesh që tani preku edhe yllin e serialit të famshëm "House Of Cards" e ka detyruar Netflikx të deklarojë se xhirimet për të do të ndërpriten dhe filmi nuk do të vazhdojë përtej serisë që është në xhirim e sipër. Kështu saga e bashkëshortëve  Frank dhe Claire Underwood,që falë intrigave të tyre arrijnë të hyjnë si president të SHBA deri në shtëpinë e bardhë do të ndërpritet si pasojë e një agresioni seksual të tre dekadave më parë.

©Lapsi.al

https://www.youtube.com/watch?v=CFaBPAYPzQE

Të këshilluara

Dosja e radhës/ Qeveria Rama në ankth

Dosja Tahiri - Habilaj po e mban në ankth qeverinë Rama. Dhe jo vetëm ajo. Kryeministri nuk po e fsheh dot shqetësimin, jo për çfarë iu desh të përballet, por p...

16:41

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI