Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Kryemadhi: Çfarë bëri Rama me emërimin e 12 prefektëve

Lapsi.al 1 November 2017
Kryemadhi: Çfarë bëri Rama me emërimin e 12

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se emërimi i 12 prefektëve ditën e sotme nga Edi Rama është teatri i tij i radhës. Për Kryemadhin, veprimi i Ramës sot është i ngjashëm me rastet e tjera, kur janë shkarkuar e emëruar drejtorë e prefektë, ndërsa në televizione janë bërë prova që i përgatisin kryeministrit të ardhmen qeverisëse.

“Sot kemi një qeveri pa program. Po shohim teatër si shkarkohen e emërohen drejtorë, prefektë, si dhe prova gjenerale në televizione që i përgatisin kryeministrit Rama të ardhmen e tij qeverisëse. Emërimi i 12 prefektëve është teatri i radhës i Ramës” - u shpreh Kryemadhi nga një takim me strukturat e LSI-së në Dibër.

Kryemadhi shtoi se Rama ia ka dorëzuar shtetin në dorë mafias, dhe sipas saj, kjo është aryseja pse investitorët e shohin Shqipërinë si ‘Kolumbinë e Europës’.

“Rama e dorëzoi shtetin në dorë të mafias. Investitorët e shohin vendin si ‘Kolumbinë e Europës” – u shpreh Kryemadhi. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Drejtorët e policisë si zëdhënësa shtypi

Drejtori për Krimet, në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Josif Shtëmbari, doli sot para mediave për të lexuar një komunikatë policore për shtyp. Foli p...

11:47

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI