Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Vdekja e Adelajdës, Mjekësia ligjore hedh poshtë variantin e epilepsisë

Lapsi.al 1 November 2017
Vdekja e Adelajdës, Mjekësia ligjore hedh poshtë variantin e

Vdekja e parakohshme e gazetares së 31-vjeçare, Adelajda Xhamani preku opinion publik pak ditë më parë. Ndërkohë ka dalë edhe rezultati i autopsisë së vdekjes së saj. Mësohet se një atak kardiak, i shkaktuar nga ndonjë sëmundje apo problem shëndetësor që nuk ishte diagnostikuar, dyshohet të jetë shkaku i vdekjes së papritur të gazetares Xhamani.

Mundësia e vdekjes nga epilepsia është përjashtuar nga, pasi nuk kanë hasur ndonjë komplikacion që varion nga kjo sëmundje. Nga ana tjetër, nuk është konstatuar të ketë pasur shenja dhune, bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, shenja injeksioni apo të përdorimit të alkoolit para vdekjes. Sipas Mjekësisë Ligjore, Adela mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e avancimit të ndonjë sëmundjeje për të cilën ajo nuk kishte dijeni, bën me dije Panorama.

“Nga autopsia dhe ekspertiza paraprake nuk hasëm ndonjë komplikacion që varion nga epilepsia. Mendojmë se ajo mund të ketë pasur probleme të tjera shëndetë- sore, si luhatjet e tensionit, anemia, leucemia, apo të tjera shqetësime, për të cilat ajo nuk kishte dijeni”, - thanë nga Mjekësia Ligjore.

Një ekip i përbërë nga ekspertët më të mirë të Mjekësisë Ligjore po kryejnë të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Për të përcaktuar shkakun e vërtetë të atakut kardiak janë marrë pjesë të zemrës, pankreasit dhe organeve të tjera jetësore. Përgjigjet e analizave toksikologjike dalin për 2 deri në 3 javë, ndërsa paraprakisht është konstatuar se nuk ka pasur shenja dhune.

“Nuk i ishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes, nuk ka pasur injeksione të ndryshme në trup dhe gjithashtu nuk ka pasur shenja të përdorimit të alkoolit para se të ndërronte jetë” - thuhet më tej.

 

Të këshilluara

Pse u tall Edi Rama me burgun e Fatos Nanos?

Aq në hall ishte Edi Rama me qëndrimin që do të mbante sot për Saimir Tahirin sa u deyrua t’i thërrasë në ndihmë edhe memories së militantëve socialistë që kanë...

16:12

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI