Flash

Fajdexhinjtë e rinj, rritet numri i kredive të zeza

Lapsi.al 2 November 2017
Fajdexhinjtë e rinj, rritet numri i kredive të zeza

Në muajin maj ishte rasti i fundit dhe i rrallë kur policia goditi një skemë të dhënies së parave me fajde.

Një individi iu gjetën 22 makina të cilat i mbante peng në këmbim të shumave monetare që kishte dhënë hua me interesa tepër të larta.

Por ky fenomen po sjell pasoja në shoqëri dhe ngjarje kriminale që kanë si motiv këtë shkak. Sipas ekspertëve, policia nuk duhet të qëndrojë pasive karshi këtij aktiviteti të paligjshëm.

“Unë mendoj se ka informacion por nuk vepron. Nuk ka vakuum ligjor. Ligji për parandalimin e pastrimit të parave është i qartë dhe ka gjithë hapësirën e nevojshme për të regjistruar dhe hetuar rastet”, thotë Ismail Elezi, Ish-drejtor i Krimit Ekonomik në Policinë e Shteti.

Masivizimi i dhënies së parave me fajde në mënyrë joligjore shikohet si rrezik potencial edhe nga ekspertët e ekonomisë të cilët kërkojnë që banka e shqipërisë të analizojë situatën.

“Fakti që është masivizuar tregon se sistemi bankar ka probleme. Vetë bankat, por edhe banka e shqipërisë duhet të analizojnë situatën dhe të marrin masa me mekanizma konkret për ti dhënë zgjidhje”, thotë Selami Xhepa, ekspert ekonomie./tch

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI