Flash

Krimi që tronditi Greqinë, ky është shqiptari vrasës i avokatit të njohur (FOTO)

Lapsi.al 2 November 2017
Krimi që tronditi Greqinë, ky është shqiptari vrasës i

Brenda një kohe të shkurtër policia greke arriti të zbulonte ngjarjen që tronditi vendin. Është fjala për vrasjen e avokatit të njohur Mihalis Zafiropulos. Autorët e krimit janë dy shtetas shqiptarë, njëri prej të cilëve u arrestua dhe sot doli para Gjykatës, ndërsa tjetri është ende në kërkim. Edhe porositësit e krimit janë po tre shtetas shqiptarë, të cilët ndodhen aktualisht në burg.

Sa i përket identitetit të tij është disi kontradiktor, pasi autoritetet greke herë e japin si Kastriot, Lavdrim apo Mikel. Ndërsa mbiemri herë referohet si Brahimaj, Ibrahimi apo Brahimasi. Për moshën mendohet të jetë i datëlindjes 1985, 1989 apo 1991, ndërsa vendlindja është Shqipëria.

Ngatërresa për identitetin e tij vjen për shkak se ai s’ka dokument identifikimi pasi është i kombësisë rome dhe figuron i paregjistruar. Shqiptari tjetër i përfshirë në vrasje, por që nuk është arrestuar ende nga policia, quhet Aleksandro, Aleksandros apo Eno. Mbiemrin e ka Mata, ndërsa datëlindja 14 janar 1987 në Shqipëri.

Shqiptari e ka pranuar krimin para policisë, por tha se nuk donte ta vriste avokatin, thjesht ta frikësonte. Për këtë ai ishte paguar 3 mijë euro nga tre shqiptarë të tjerë që ndodhen aktualisht në burg, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije ende. Vrasësi u arrestua në Patras pranë një kampi ciganësh. Ai po përpiqej për t’u larguar nga Greqia. Në banesën e tij në Athinë, policia gjeti 2 uniforma policie, granatë dore, lëndë eksplozive, detonatorë, paruke, një pistoletë dhe kallashnikov me 300 fishekë.

Avokati Mihalis Zafiropulos u ekzekutua në zyrën e tij mbrëmjen e 12 tetorit. Dy vrasësit kishin lënë paraprakisht takim me të. Pasi ai i priti në zyrë, aty njëri prej tyre, e ka qëlluar me pistoletë me silenciator. Ndonëse porosia nga tre shqiptarët e tjerë që ndodhen në burg dhe që e kishin paguar vrasësin me 3 mijë euro, ishte thjesht ta frikësonin avokatin grek, duke e qëlluar në këmbë, plumbi i dalë nga pistoleta e mori në kraharor.

Vrasja tronditi mbarë opinionin publik në Greqi për shkak se Mihalis Zafiropulos ishte një prej penalistëve më të njohur në vendin fqinj. Gjithashtu ai ka pasur funksione të rëndësishme në gjyqësorin grek si dhe ka qenë ish-deputet i partisë Demokracia e Re. Lapsi.al sjell më poshtë foto dhe video të vrasësve.

©LAPSI.al

[caption id="" align="alignnone" width="800"] Vrasesi i avokatit grek. I arrestuar nga policia.[/caption]

[caption id="" align="alignnone" width="800"] Vrasesi i avokatit grek. I arrestuar nga policia.[/caption]

[caption id="" align="alignnone" width="800"] Vrasesi i avokatit grek. I arrestuar nga policia.[/caption]

[caption id="" align="alignnone" width="412"]Οι φωτογραφίες των εκτελεστών Vrasesi tjeter i avokatit grek. Ende ne kerkim[/caption]

[caption id="" align="alignnone" width="760"] Vrasesi i avokatit grek. I arrestuar nga policia.[/caption]

Të këshilluara

Pse të gjithë po e braktisin Top Channel?

Dikur të punoje në televizionin Top Channel ishte arritja më e madhe në karrierë për një gazetar të ri apo edhe për ata me përvojë në këtë profesion. Kjo ambicj...

22:24

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI