Flash

LSI gati të bashkojë votat me Ramën për minatorët, Kryemadhi lë parlamentin për Bulqizën

Lapsi.al 2 November 2017
LSI gati të bashkojë votat me Ramën për minatorët,

Në kohën kur Edi Rama Lulzim Basha shkëmbenin akuza në parlament për trafikun e drogës dhe Himarën, Monika Kryemadhi ishte në një takim me minatorët në Bulqizë. Kryetarja e LSI-së tha se është gati të bashkojë votat me Partinë Socialiste nëse në parlament vjen drafti për Statusin e Minatorit.

“Ne këtu nga Bulqiza duam t’i themi qeverisë shqiptare që të vijë të ulet këtu dhe të bisedojë me ju. Po u themi që ne nuk jemi në opozitë me qeverinë shqiptare për Statusin e Minatorit. Në momentin që qeveria do ta sjellë këtë status në Kuvend votat e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë të gjitha, 19 vota, pro Statusit të Minatorit” tha Kryemadhi.

Takimi me minatorët nuk ishte përzgjedhur rastësisht të bëhej ditën e enjte.

“Jo pa qëllim ne zgjodhëm këtë ditë të enjte për ta bërë takimin me ju për të dhënë edhe një mesazh që duam të bëjmë politikë ndryshe. Duhet të harrojmë politikën e sharjeve dhe të fyerjeve dhe t’i kthehemi politikës së zgjidhjes së halleve dhe të diskutimit” tha kryetarja e LSI-së.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI