Flash

Patozi ironizon emërimin e 12 prefektëve nga Rama: Shyqyr që nuk është kohë lufte

Lapsi.al 2 November 2017
Patozi ironizon emërimin e 12 prefektëve nga Rama: Shyqyr që nuk

Pas emërimit të 12 prefektëve të rinj të vendit nga kryeministri Rama dje, ka reaguar edhe ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi. Përmes një postimi në facebook, Patozi ironizon këtë zgjehdje të Ramës duke u shprehur se shyqyr që nuk është kohë lufte.

Patozi shkruan se Ramës nuk intereson ajo çka ndodh por vetëm mënyra se si duhet treguar

“SHYQYR QË NUK ËSHTË KOHË LUFTE

Emërimi i 12 prefektëve të rinj, të gjithë ish-ushtarakë të kujton atë anekdotën e atij që shkoi ne librari dhe porosoti 3 metra libra jeshilë se i shkonin me mobiljet e bibliotekës së shtëpisë.

E kam thënë edhe një herë tjetër, se janë dy personazhe në Shqipëri, për të cilët nuk ka asnjë rëndësi ajo që ndodh, por vetëm mënyra se si duhet treguar. Njëri prej tyre është Edi Rama.

Falë Zotit jetojmë në kohë paqeje, sepse nëse vendi do të binte në luftë (larg qoftë) Edi Rama

mund të na emëronte gjeneralë të gjithë ish-prefektët, duke përfshirë këtu edhe Keltis Krujën.” – shkruan Patozi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI