Flash

A po dështon Facebook të mbajë nën kontroll llogaritë fiktive? 270 milion prej tyre…

Lapsi.al 2 November 2017
A po dështon Facebook të mbajë nën kontroll llogaritë

Gjigandi social Facebook sot numëron mbi 2 miliard llogari aktive, por 270 milion prej tyre janë raportuar nga vetë kompania si jolegjitime.

Rrjeti social njoftoi se kishte zbuluar më shumë llogari të rreme dhe të dyfishta sesa kishte llogaritur fillimisht.

Ky lajm erdhi gjatë raportit financiar ku kompania tha se kishte pasur rritje të fitimit në 4.7 miliard dollar për tre mujorin e tretë të vitit.

Llogari të rreme konsiderohen edhe ato të bizneseve dhe organizatave që figurojnë si profile dhe jo faqe.

Kjo nuk është hera e parë që numri i përdoruesve të rrjetit social vihet në dyshim. Facebook momentalisht është edhe nën trysninë e hetimeve amerikane, nëse është përdorur nga rusët si platformë për të influencuar zgjedhjet presidenciale të zhvilluara në 2016-tën, ku edhe fitoi Donald Trump. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Dhoma anti-stres ne Singapor

Të gjithë flasim se jemi të stresuar dhe duam të bëjmë diçka për t’u ndier më mirë. Shpesh herë jemi të gatshëm të thyejmë çdo gjë por nuk mundemi. Dhe m...

16:07

Embëlsira që shkakton dëmtim në zemër

Administrata e ushqimit dhe drogës nga ngritur alarmin se shumë njerëz janë paraqitur me ritme të parregullta zemrës pas natës së Halloween-it. Sipas tyre sh...

16:49

Robotët apo doktorët? Flasin ekspertët

Robotët jo vetëm që po bëhen pjesë e njerëzimit por po i zëvendësojnë ata dalëngadalë. E thënë nga disa studime të publikuar a gjatë kohëve të fund...

17:35

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI