Flash

Rama e krahasoi me gazetaren e Eskobarit, Eni Vasili i përgjigjet kështu...

Lapsi.al 2 November 2017
Rama e krahasoi me gazetaren e Eskobarit, Eni Vasili i përgjigjet

Gjatë emisionit Opinion, Blendi Fevziu riktheu në kujtesë një fjali të Edi Ramës rreth një vit më parë në një bisedë me Eni Vasilin. Kur ka qenë duke folur për kanabisin dhe trafikun e drogës, kryeministri e krahasoi Eni Vasilin me personazhin e serialit Narcos, gazetaren kolumbiane, Valeria Velez. Në serial, gazetarja jo vetëm i shërben Pablo Eskobarit, por kalon edhe një romancë me bosin e drogës.

Atëherë, Rama iu drejtua gazetares me shprehjen: “E kam shumë të qartë se kush je ti, sepse e kam parë filmin e fundit, Narcos”.

Por gazetarja nuk e ka marrë personale, hamendësimin e kryeministrit.

“Nuk jam mërzitur, se nuk do themi të gjitha të zezat për Ramën sot. Intervista ka një vit, janë bërë edhe dy intervista të tjera. Nuk është mërzitur as ai, as unë” - u shpreh Eni Vasili duke komentuar insinuatat e Edi Ramës.

“Nuk donte të më ofendonte, nuk ishte qëllimi. Filmin unë nuk e kisha parë, e pashë më pas” - tha Eni Vasili, duke e cilësuar “një strategji” qëndrimin e Ramës përballë gazetarëve.

https://youtu.be/iymhlACgBUw

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI