Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Rama lëshon gojën në parlament, flet për “qirje” dhe “palikari”

Lapsi.al 2 November 2017
Rama lëshon gojën në parlament, flet për “qirje”

Duke replikuar me kreun e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dulen në parlament, Edi Rama përmendi jo pa ironi fjalët greqisht “qirje” që përkthehet “zotëri” dhe “palikari”, që përkthehet “djalë trim”.

Rama po fliste për prishjen e godinave në Himarë kur në fjalim e sipër nisi t’i thotë Vangjel Dules, “ti dhe ato qirjet e tjerë”

“Ne kemi kërkuar ndihmë juridike nga përfaqësues të nderuar të mendimit juridik që janë njësoj si ty, grekë. Dhe ka pasur një mision këtu z. Vangjeli, një mision i ardhur për të bërë mbledhjen e të gjitha fakteve dhe për të konstatuar si qëndron e vërteta. Dhe ai raporti i profesionistëve që flamurin nuk e tundin për të bërë biznes dhe as për të rrahur kë iu del përballë për të bërë karrierë, dhe ai raport thotë 100% të kundërtën e asaj që thua ti Z.Vangjeli, qirje Saliu dhe që thotë PD dje në Himarë dhe qirjet e tjera atje matanë” u shpreh Rama, duke sfiduar opozitën me këto fjalë:

“Keni bërë një hesap pa hanxhinë Z. Vangjeli. Hanxhiu është atje. Ishte në 25 Qershor dhe ktu do jemi. Jau kam thënë në 2013, jau kam thënë në 2015, jau kam thënë në 2017 po jua them sot për 2019. Ju vazhdoni bjerini gajdes, ja ku e keni gramafonin. Ai përpara, ju mbrapa, kërceni atë palikarin si quhet ajo dhe do e shikoni”

Lulzim Basha tha se kshu siç e ka nisur, Rama mund të heqë edhe çorapet në parlament.

“Kështu sic e ka nisur do të heqë edhe corapet, por e filloi duke zhveshur gojën, duke përdorur fjalë të ndyra me pretendimin se po perifrazon greqishten” u shpreh Basha, që tha se qëllimi i vetëm është të mos i përgjigjet pyetjes: A je ti Edi Rama kryeministri i një vendi që ka prodhuar 1.3 miliard euro drogë?

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI