Flash

Basha sulm qeverisë deri pas mesnate, shkakton edhe të qeshura tek deputetët socialistë

Lapsi.al 3 November 2017
Basha sulm qeverisë deri pas mesnate, shkakton edhe të qeshura tek

Seanca e djeshme plenare ka vazhduar deri në orën e para të mëngjesit dhe është shoqëruar me diskutime të gjata. Ndërkohë, në foltoren e Kuvendit është ngjitur edhe kryedemokrati Lulzim Basha, vazhdoi me qëndrimin e tij se deputetët e mazhorancës ishin ulur në karriget e Kuvendit falë fushave me hashash.

E përveç kësaj ai u ndal të akuzonte sërish ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin për përfshirje në Trafikun e drogës. Sipas Bashës, Tahiri merrte 30 mijë euro për qiranë e drogës.

“Para një jave ish-ministri i Brendshëm i Edi Ramës u soll nga Prokuroria para këtij Parlamenti për t’i hapur rrugë drejtësisë, jo për shkak se ishte denoncuar me zë e figurë me qindra herë si zbatuesi i porosive të kryeministrit tuaj, për kthimin e Shqipërisë në hambar droge, por se kësaj radhe Antimafia italiane me regjistrime të zeza mbi të bardhe konfirmonte se Saimir Tahiri ishte përfitues i drejtpërdrejtë i miliona eurove që i derdhte për fushatën e PS. Saimir Tahiri merrte 30 mijë euro ngarkesë qiranë e drogës, të gjitha këto fakte ishin të pamjaftueshme për ju që keni ardhur në këtë parlament nga fushat e drogës”, - u shpreh ai.

Por në një moment të fjalës së tij, Lulzim Basha ka ngatërruar fjalën kanibalizim me kanabizim dhe për një çast deputetët socialistë kanë nisur të qeshin.

https://www.youtube.com/watch?v=bdxODbizIw0

 

Të këshilluara

“Shqipëria në BE … jo para vitit 2050”

Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina nuk do të arrijnë t’i përmbushin kriteret për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian para vitit 2050. Ky është përfundimi që ...

23:11

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI