Flash

Detaje të reja/ Bashkë me 800 mijë euro u gjet edhe një patentë e gruas së Tahirit

Lapsi.al 3 November 2017
Detaje të reja/ Bashkë me 800 mijë euro u gjet edhe një

Saimir Tahirit i është hapur një çështje e re për të cilën duhet të japë shpjegime. Policia e Elbasanit ndaloi dy ditë më parë 25-vjeçarin Orest Sota. Në makinën e tij u gjendën 800 mijë euro dhe dy patenta për drejtim të mjete motorike ujore në emër të ish-ministrit Saimir Tahiri. Në njoftimin e policisë nuk saktësohet as vlera e parave të gjetura në mjetin e biznesmenit, por përmendet që bëhet fjalë për një vlerë të madhe parash.

“News 24” raportoi se në makinë është gjendur edhe patenta e bashkëshortes së Saimir Tahirit, gjë që ja shton misterin kësaj historie. Lapsi.al mësoi se i ndaluari Sota ka shpjeguar në polici se ka raporte miqësie me shoferin e Tahirit dhe se ky i fundit i ka harruar këto dokumente në makinën e tij. Për sa i përket shumës së madhe të parave, ai ka deklaruar se i ka marrë nga i ati për të blerë hekur në Elbasan. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Britani, dënohen vrasësit e shqiptarit

Një Gjykatë britanike ka dënuar dy vrasësit e një shqiptari në mars të këtij viti në qytetin bregdetar të Southemptonit. Ata janë dënuar me 20 vjet burg për su...

15:26

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI