Flash

Ministri italian i Brendshëm: Duhet të godasim trafikantët e drogës dhe të paprekshmit që i mbrojnë ata

Lapsi.al 3 November 2017
Ministri italian i Brendshëm: Duhet të godasim trafikantët e

I pranishëm në pallatin e kongreseve sot, Ministri i Brendshëm italian Marco Minniti, ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm në kuadër të operacioneve kundër trafikut të lëndëve narkotike. Gjatë prezantimit të rezultateve të raportit të monitorimit nga ajri për vitin 2017, ministri italian theksoi se Shqipëria dhe Italia duhet të godasë trafikantët e drogës dhe “të paprekshmit”.

“Ne duhet të godasim trafikantët, organizatat e mëdha të trafikut të drogës dhe të ashtuquajturit të paprekshëm, që i mbrojnë ata. Pasi në Shqipëri dhe Itali nuk ka të paprekshëm. Besoj se ky është një objektiv i rëndësishëm për realizimin e të cilit duhet të punojmë së bashku. Nga pikëpamja operative dhe shkencore, ky bashkëpunim mes dy vendeve tona, ka dhënë rezultatet të rëndësishme”, - tha ministri italian Minniti.

Nuk dihet për kë të paprekshëm e ka fjalën ministri italian, i cili nuk ka folur me emra, por në Shqipëri janë hedhur dyshime për zyrtarë të lartë të policisë si përfshirë në trafiqe droge, bile deri edhe tek vetë ish-ministri i Brendshëm i cili është nën hetim nga prokuroria e krimeve të rënda.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI