Flash

'Përplasja'/ Gazetari Hoxha: Në gusht të 2017-s radarët janë fikur qëllimisht, Kodheli: Janë 98% në gatishmëri

Lapsi.al 3 November 2017
'Përplasja'/ Gazetari Hoxha: Në gusht të 2017-s

Në emisionin Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi në Neës24, ku ishte e ftuar edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, gazetari Artan Hoxha tha se në një operacion në Gusht të vitit 2017, gjatë ndjekjes së një mjeti lundrues, radarët janë fikur nga qendra.

“Në 7 gusht të vitit 2017 gjatë një operacioni për të kapur trafikantët, në operacion kanë marrë pjesë edhe policë të vendeve të tjera dhe papritur radarët u fikën dhe mjeti u largua. Rezultoi se ndërprerja u bë nga inxhinieri i firmës. Këtë problem e ka ngritur si problem drejtori i Policisë së Shtetit” - tha Hoxha.

Kodheli tha se teknikisht radarët nuk mund të fiken dhe sipas saj radarët janë 98% në gatishmëri.

“Ftoj Prokurorinë të hetojë për këtë informacion. Mua më erdhi një mesazh tani nga një drejtues i lartë i FA dhe thotë se po të shohësh letrat e firmosura ka ndryshime. Nëse ka pasur një të dhënë të tillë që janë fikur radarët e ftoj prokurorinë të hetojë. Ajo që di tju them është se i kam gjetur ‘shut down’ radarët dhe i kam ringritur. Në informacionet e fundit që më vijën radrarët janë 98% në gatishmëri dhe teknikisht nuk mund të fiken. Serverat që janë në sistemin e radarëve mbajë informacion për 3 vite dhe mund të hetohet dhe janë aty të gjitha të dhënat” - tha Kodheli.

 

Të këshilluara

“Shqipëria në BE … jo para vitit 2050”

Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina nuk do të arrijnë t’i përmbushin kriteret për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian para vitit 2050. Ky është përfundimi që ...

23:11

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI