Flash

Rama e nis ditën duke propoganduar: Po rilind në mënyrë spektakolare Shëndetësia

Lapsi.al 3 November 2017
Rama e nis ditën duke propoganduar: Po rilind në mënyrë

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama vendosi t’ia urojë shqiptarëve me pamje nga ndryshimet e bëra në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza gjatë mandatit të tij të parë.

Pas publikimit të pamjeve nga rikonstruktimi i Spitalit Ushtarak pak ditë më parë, ku kreu i qeverisë përshëndeti edhe mjetet e reja mjekësore të standartit europian, këtë herë Rama zgjodhi QSUT-në.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër pasqyrë spektakolare të Rilindjes që vijon hap pas hapi në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, ju uroj një ditë të mbarë,” - shkruan Rama në Facebook.

Edhe pse sektori i shëndëtësisë është një nga problematikët në vend dhe ndër më të akuzuarit për mungesë kushtesh e korrupsion, për Ramën shëndetësia po rilind në mënyrë spektakolare.

Të këshilluara

“Shqipëria në BE … jo para vitit 2050”

Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina nuk do të arrijnë t’i përmbushin kriteret për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian para vitit 2050. Ky është përfundimi që ...

23:11

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI