Flash

Raporti i KQZ: PD kishte shpenzimet më të ulta se PS dhe LSI në fushatën elektorale në 25 qershor

Lapsi.al 3 November 2017
Raporti i KQZ: PD kishte shpenzimet më të ulta se PS dhe LSI në

Rreth 4 muaj pas zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dorëzuar ditën e djeshme raportin financiar për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017. Sipas të dhënave të këtij raporti, Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha, duket se ka bërë fushatën më të varfër nga partitë kryesore që garuan më 25 qershor.

Partia Demokratike ka shpenzuar në zgjedhje 58,197,289 lekë të rinj, ose 508 mijë dollarë amerikanë. Partia Demokratike ka deklaruar se në zgjedhje nuk ka pasur asnjë lloj donacioni, as mbledhje kuotash anëtarësie dhe as dhurata në natyrë.

Demokratët kanë realizuar fushatën me fondet buxhetore dhe nga 88 milionë lekë të rinj që ka pasur në total, Lulzim Basha ka vendosur të shpenzojë vetëm 58 milionë lekë në zgjedhjet e 25 qershorit, thuajse gjysmë e atyre që ka shpenzuar Partia Socialiste.

Partia Demokratike ka angazhuar në zgjedhjet e 25 qershorit 4 kompani të huaja konsulence, të cilat rezulton t’i ketë paguar në vlerën e 15,939,109 lekëve, ose rreth 140 mijë dollarë. Sipas raportit, PD ka shpenzuar për mitingjet rreth 21.5 milionë lekë të rinj, ose rreth 190 mijë dollarë.

Të këshilluara

“Shqipëria në BE … jo para vitit 2050”

Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina nuk do të arrijnë t’i përmbushin kriteret për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian para vitit 2050. Ky është përfundimi që ...

23:11

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI