Flash

Tahiri flet për patentat dhe 800 mijë eurot: Për momentin...

Lapsi.al 3 November 2017
Tahiri flet për patentat dhe 800 mijë eurot: Për momentin...

Arrestimi i një personi me dy leje drejtimi për mjete lundruese në emër të Saimir Tahiri ka sjellë edhe një herë në vëmendje çështjen e ish-ministrit të Brendshëm me drejtësinë. Bashkë me patentat, Orest Sotës iu gjetën edhe 800 mijë euro.

Për paratë 25-vjeçari i ka thënë policisë se do të bënte një pagesë te Kurum në Elbasan ndërsa për patentat është munduar të sqarojë se i ka harruar në makinën e tij shoferi i Tahirit.

Vetë ish-ministri nuk ka bërë një koment të plotë për ngjarjen, por Tv Klan njoftoi se e ka kontaktuar atë dhe i ka kërkuar një koment mbi ngjarjen. Tahiri është shprehur se “për momentin nuk mund të flasë për çështjen”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Britani, dënohen vrasësit e shqiptarit

Një Gjykatë britanike ka dënuar dy vrasësit e një shqiptari në mars të këtij viti në qytetin bregdetar të Southemptonit. Ata janë dënuar me 20 vjet burg për su...

15:26

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI