Flash

863 mijë eurot e Elbasanit nën ekspertizë për shenjat e gishtave mbi to

Lapsi.al 4 November 2017
863 mijë eurot e Elbasanit nën ekspertizë për shenjat e

863 mijë eurot e sekuestruara janë marrë në dorëzim prej policisë nga Prokuroria e Elbasanit. Lapsi.al mësoi se ato janë dorëzuar ditën e premte në organin e akuzës së bashku me deklarimet dhe formularët e plotësuar nga policia e shtetit. Burimet thanë se shuma e të hollave do të kalojë nën një ekspertizë të hollësishme për të parë gjurmët e gishtave të lëna mbi to. Problemi qëndron te policia e shtetit që dyshohet se i ka numëruar ato duke shtuar gjurmë të tjera gishtash dhe duke e bërë më të vështirë punën e ekspertëve. Kjo ekspertizë pritet të hedhë dritë edhe mbi pyetjen nëse paratë i përkisnin Saimir Tahirit. Nëse në kartëmonedha do të gjenden gjurmët e gishtave të ish-ministrit atëherë kjo është një provë e fortë që përveç patentave implikojnë direkt deputetin Tahiri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI