Flash

Basha tregon si u zhvendos jahti nga porti i Durrësit me 19 tetor: 800 mijë eurot ishin të Sajmir Tahirit

Lapsi.al 4 November 2017
Basha tregon si u zhvendos jahti nga porti i Durrësit me 19 tetor: 800

Kreu i PD-së Lulzim Basha përmes një postimi në facebook është marrë me çështjen e patentës për jaht të Tahirit. Basha ka deklaruar sot se 800 mijë euro të gjetura në makinën e biznesmenit të arrestuar në Elbasan janë të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ashtu si edhe dy patentat për mjetet lundruese.

Basha shkruan sot se njëri prej këtyre mjeteve lundruese u zhvendos nga porti i Durrësit me 19 tetor, dy ditë pasi dolën përgjimet e Habilajve. Ai thotë se patentat ishin për për drejtim mjetesh lundrimi të tonazhit 20 deri 100 ton.

Sipas Bashës:

Burime të sigurta informojnë se:

  1. E gjithë shuma prej 800 mijë euro është e Sajmir Tahirit, ashtu si dy patentat për drejtim mjetesh lundrimi të tonazhit 20 deri 100 ton.
  2. Njëri prej këtyre mjet​eve lundruese u zhvendos nga porti i Durrësit me 19 tetor, dy ditë pasi dolën përgjimet e Habilajve.
  3. Orest Sota ka mohuar njohjen me Tahirin ndërkohë që rezulton se me këtë makinë kanë lëvizur disa herë jashtë shtetit bashkë.
  4. Me urdhër të Çakos dhe Fatmir Xhafës dhe me porosi të Edi Ramës është fshehur nga njoftimi paraprak i policisë, shuma e parave dhe kapja e dy lejeve të drejtimit për mjete lundruese 20 dhe 100 ton, në emër të Sajmir Tahirit.

Të këshilluara

Tritol te dera e kryebashkiakut, reagon PD

Partia Demokratike dënon me forcë aktin kriminal sipas saj,të vendosjes së lëndës shpërthyese në banesën e kryebashkiakut të Matit, Nezir Rizvani. “Partia De...

09:51

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI