Flash

Deputetët e Ramës bëjnë stërvitje kundër gazetarëve (FOTO)

Lapsi.al 4 November 2017
Deputetët e Ramës bëjnë stërvitje kundër

Deputetët e rinj të Partisë Socialiste ndodhen këtë fundjavë në qytetin e Pogradecit, ku po marrin pjesë në një trajnim nga eskpertë të huaj. Trajnimi nisi një ditë më parë me ekspertë të fondacionit gjerman ‘Friedrich Ebert’ dhe do të vijojë gjatë ditës së sotme me ekspertë të tjerë amerikan.

Lapsi.al siguron axhendën e këtij trajnimi, ku interesante është një prej moduleve të trajnimit, që lidhet me marrëdhënien media-politikë. Deputetët e rinj të PS-së po trajnohen si të mos bien në kurthin e medias dhe si të bisedojnë me gazetarët.

Shpenzimet për këtë trajnim janë të mbuluara nga Kuvendi. Të parët që po i nënshtrohen trajnimit janë 37 deputetët e rinj të PS-së, ndërsa në javët e ardhshme do të ketë trajnim edhe grupet e tjera parlamentare. I pranishëm në Pogradec është edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Më poshtë axhenda e plotë e trajnimit.

© LAPSI.al 

Të këshilluara

Tritol te dera e kryebashkiakut, reagon PD

Partia Demokratike dënon me forcë aktin kriminal sipas saj,të vendosjes së lëndës shpërthyese në banesën e kryebashkiakut të Matit, Nezir Rizvani. “Partia De...

09:51

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI