Flash

Flet Drejtori i Policisë së Elbasanit: Nuk i përmendëm patentat e Tahirit sepse...

Lapsi.al 4 November 2017
Flet Drejtori i Policisë së Elbasanit: Nuk i përmendëm

Drejtori i Policisë së Elbasanit Altin Qato doli për mediat për të sqaruar arrestimin e Orestës Sotës që po udhëtonte, veç 800 mijë eurove të pashoqëruara me faturë, edhe dy leje drejtimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Qato tha se policia nuk deklaroi gjetjen e 2 patentave, pasi kjo nuk përbente vepër penale, por vetëm shuma e parave që u gjet me shkelje për shkak të mungesës së faturës.

“Në makinën e Orest Sotës janë gjetur dy leje drejtimit të ish-ministrit Tahiri. Ne nuk e bëmë publike gjetjen e patentatve të ish-ministrit Tahiri, pasi nuk përbën vepër penale”, - deklaroi Qato.

Sipas Qatos materialet janë dërguar në Prokurori, dhe se policia nuk ka fshehur asgjë. Ai thotë se O.S. është arrestuar më datë 2 nëntor për fshehje të të ardhurave.

“Në mjetin e O.S. u gjetën para dhe patentat e Saimir Tahirit. Janë sekuestruar të gjitha provat materiale dhe janë dërguar menjëherë në Prokurori. Çdo veprim është bërë transparent. Për çdo gjë është vënë në dijeni prokurori i çështjes, ndërsa policia është tej mase e angazhuar për të bërë detyrat e veta. S’mund të nxjerrim të dhënat e sekretit hetimor. Gjithashtu po identifikojmë të gjitha problematikat në Elbasan,” - është shprehur Qato.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI