Flash

PS mundohet ta heqë vëmendjen nga 'Tahiri' duke folur për kryebashkiakun e Mallakastrës

Lapsi.al 4 November 2017
PS mundohet ta heqë vëmendjen nga 'Tahiri' duke folur

Pas kapjes së një biznesmeni me 800 mijë euro dhe patnetën për skaf të ish-minitrit Tahiri, ka reaguar edhe PS. Me një reagim të sekretarit të përgjithshëm PS thuhet se Basha nuk e bën dot detyrën e kryetarit të PD-së, duke i kërkuar llogari për kryebashkiakun e Gjirokastrës, që sipas Ballës, është dënuar me 2 vite burg.

“Është shumë e qartë për të gjithë pse Lulzim Basha po mundohet të sillet si polic, prokuror apo gazetar. Sepse Lulzim Basha nuk bën dot detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike. Kryebashkiaku i Lulzim Bashës Agron Kapllanaj, është dënuar me 2 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes”, por Kryetari Basha nuk jep asnjë përgjigje dhe nuk merr asnjë përgjegjësi për këtë. Kryetari i Partisë së Agron Kapllanajt flet edhe 10 herë në ditë për të tjerët, për krimin dhe të inkriminuarit, por ka 3 ditë që nuk flet për të dënuarin për “vjedhje”, të cilin Basha e mbrojti duke shkelur Ligjin në KQZ.” – tha Balla.

Reagimi i Ballës, duket si një përpjekje e PS-së për të larguar vëmendjen nga të rejat e njëpasnjëshme që po dalin në dritë lidhur me çështjen ‘Tahiri”.

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI