Flash

Shpërthim me tritol para derës së banesës së Kryetarit të Bashkisë Mat

Lapsi.al 4 November 2017
Shpërthim me tritol para derës së banesës së Kryetarit

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen "Drita" në Burrel.

Lënda plasëse ishte vendosur pranë derës së banesës së Kryetarit të Bashkisë Mat, Nezir Rizvani. Shpërthimi ka ndodhur në sheshpushimin e katit të 4 të një pallati. Lënda plasëse ishte vendosur në sheshpushim me një distancë 160 cm larg derës së banesës të shtetasit M.B, rreth 55 vjeç, dhe 2 metra larg derës së banesës të shtetasit Nezir Rizvani, 53 vjeç, Kryetar i Bashkisë Mat. Në të dy banesat e shtetasve M.B, dhe Nezir Rizvani, nuk ka patur asnjë njeri në banesë. Si pasojë e shpërthimit  janë dëmtuar pjesërisht dy dyert e banesave të shtetasve të lartëpërmendur. Dyshohet se sasia e lëndës plasëse të ketë qenë rreth 50 deri në 100 gramë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI