Flash

Bëhuni gati të paguani më shumë, nga 1 janari taksë progresive edhe mbi të ardhurat e tjera

Lapsi.al 6 November 2017
Bëhuni gati të paguani më shumë, nga 1 janari taksë

Taksimi progresiv nuk do të vazhdojë më të zbatohet vetëm mbi pagat, por do të shtrihet mbi të gjitha llojet e tjera të të ardhurave. Lajmi u konfirmua sot nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj ne mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë.

“Do të përfshijë të ardhurat e integruara në bazë të taksueshme, jo si tani të fragmentuara. Çdo e ardhur do të përllogaritet si një e tërë në periudhë tatimore dhe do t’i vendoset sipër norma”, tha Ahmetaj.

Masa se si do të ndryshojë taksa varet nga niveli i të ardhurave të individëve, por efekti i kësaj lëvizje të re të qeverisë do të zgjerojë bazën e taksueshme, që do të thotë se njerëzit me disa lloje të ardhurash do të paguajnë më shumë taksa. Deri më tani taksoheshin në mënyrë progresive vetëm të adhurat nga pagat, ndërsa për të ardhura të tjera kishte taksim me normë fikse prej 15%.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Ky është i riu i marrë peng në Laç

Persona të paidentifikuar kanë marrë peng një të ri nga qyteti i Laçit. Ngjajra ndodhi në mesnatë dy ditë më parë. Lapsi.al sjell foton e të riut E.T, i cili...

15:04

LSI: Reforma në drejtësi ka vdekur

Lëvizja Socialiste për Integrim ka vijuar edhe sot me akuzat kundër kryeministrit Edi Rama. Kryetarja Monika Kryemadhi është shprehur se Rama kërkon të marrë...

14:46

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI