Flash

Dosja e 'Xibrakës'/ Me 15 nëntor vendoset fati i të pandehurve, nipi i Enver Hoxhës kërkon pafajësi

Lapsi.al 6 November 2017
Dosja e 'Xibrakës'/ Me 15 nëntor vendoset fati i të

Me datë 15 nëntor pritet të vuloset fati i të pandehurve të dosjes “Xibraka”, mes të cilëve është edhe Ermal Hoxhës, nipi i ish-diktatorit Hoxha.

Në seancën e ditës së sotme në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, avokatët kërkuan ndryshim të vendimit të Shkallës së Parë dhe pranimin e gjykimit të shkurtuar.

Prokurori është dakord me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, por kërkon lënien në fuqi të fajësisë. Ndërkohë që avokati i Ermal Hoxhes ka kërkuar pafajësi për klientin e tij.

Ai argumentoi se Ermali kishte lidhje shoqerore me Genc Xhixhën dhe se ai miqesisht i ka kërkuar të shoqerojë kolumbianet deri te fabrika, ku u gjet edhe droga.

Por sipas tij, klienti i tij, Hoxha nuk ka pasur asnjë informacion se cfarë bëhej në atë fabrikë.

Sipas tij, ai nuk ka asnjë lidhje me grupin për të cilin akuzohet. Madje sipas avokatit, cështja e Ermal Hoxhës në Gjermani është pushuar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI