Flash

E pabesueshme/ Masakra e Teksasit ndodhi sepse autori u grind me vjehrrën

Lapsi.al 6 November 2017
E pabesueshme/ Masakra e Teksasit ndodhi sepse autori u grind me vjehrrën

Të tjera detaje dalin në dritë nga masakra në një kishë të Teksasit ku humbën jetën 26 persoan dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Mes viktimave mësohet se janë 12 fëmijë. Sipas medieve amerikane nuk bëhet fjalë për një sulm të bazuar mbi urrejtje fetare apo raciste.

I pari që e konfirmoi këtë ishte Presidenti Donald Tramp që tha se “sulmi në Teksas ishte kryer nga një individ me probleme mendore” duke shtuar: “Kemi shumë me probleme në vendin tonë dhe kjo nuk është një çështje e armëve”. Autoritetet policore kanë sqaruar se ngjarja nuk lidhet me çështje racore apo fetare.

“Autori kishte probleme familjare. 26-vjeçari Devin Patrick Kelley, një ish-ushtarak kishte pasur kohët e fundit një konflikt me vjehrrën e tij të cilës i kishte dërguar edhe disa SMS kërcënuese". Edhe në të kaluarën e tij janë regjistruar disa akte të dhunshme ndaj gruas dhe djalit të tij. Burimet thonë se familja e bashkëshortes së tij frekuentonte kishën ku ndodhi masakra. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI