Flash

Kush është autori i masakrës në kishën baptiste në SHBA

Lapsi.al 6 November 2017
Kush është autori i masakrës në kishën baptiste në

Devin Patrick Kelley, 26 vjeç është autori i vrasjes së 26 besimtarëve në një kishë në një qytet të vogël Sutherlands Spings, në Shtetet e Bashkuara. Mes viktimave ka edhe fëmijë të moshës 5 vjeçare dhe të tjerë të moshuar deri 72 vjeç. Autori i dyshuar u gjet më pas i vdekur në makinën e tij disa kilometra larg vendngjarjes.

Presidenti i SHBA ka deklaruar se autori i masakrës ka qenë një njeri me probleme të rënda mendore. Kelley raportohet se është shkarkuar nga forcat ajrore amerikane në vitin 2014 pasi ka sulmuar gruan dhe fëmijën e tij. Motivi i vrasjeve nuk është bërë ende i qartë. Departamenti i Teksasit për Siguri Publike është shprehur se sulmuesi ishte veshur tërësisht me të zeza dhe mbante edhe një jelek antiplumb. Ai fillimisht qëlloi me armë zjarri jashtë kishës dhe më pas u fut brenda. Kur autori u largua nga kisha, një prej qytetarëve mori armën e tij dhe nisi t’i qëllonte të dyshuarit, i cili më pas hodhi armën dhe u arratis me makinë.

Qytetari ndoqi të dyshuarin, i cili doli jashtë rruge dhe u përplas. Policia e gjeti autorin të vdekur në makinë por mbetet ende e paqartë nëse ai vdiq, pasi i ka qëlluar qytetari që e ndoqi apo mund të ketë kryer vetëvrasje.

Të këshilluara

Vangjush Dakos i anullohet viza amerikane

Kryebashkiakut socialist të Durrësit, njëeit prej njerzve më pranë Edi Ramës, të vetmit së bashku me Qazim Sejdinin që morri të drejtën e një kandidimi të tretë...

08:30

(FOTO) Zjarr në pallat në Tiranë

Pak minuta më parë, flakët kanë përfshirë një pallat në zonën e Pazarit të Ri, në Tiranë. Burime të Lapsi.al pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se zjarrfikë...

14:56

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI