Flash

Tahiri dhe kanabisi/ Opozita përgatitet për protesta

Lapsi.al 6 November 2017
Tahiri dhe kanabisi/ Opozita përgatitet për protesta

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka foli për rrëzimin e qeverisë pas mbledhjes së Komisionit të Sigurisë për buxhetin e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Flamur Noka në një deklaratë për mediat tha se qeveria Rama ka rënë dhe nuk mund të bëjë asnjë buxhet.

“Është koha që ta rrëzojmë, nuk mund të bëjë buxhet më kjo qeveri. Perandoria do të rrëzohet me protesta dhe revolucion popullor. Kjo qeveri nuk qeveris por drejton krimin. Kjo qeveri nuk është qeveria e shqiptarëve por është qeveria e krimit dhe bandave” u shpreh Noka.

Pavarësisht deklaratës së Nokës nuk ka asnjë vendim zyrtar për protesta nga Partia Demokratike. Opozita vendosi të braktisë mbledhjet e komisioneve parlamentare në formë proteste, për çështjen Tahiri dhe situatën e kanabisit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI