Flash

Transportonte drogë me makinë, pranga azilkërkuesit shqiptar në Francë

Lapsi.al 6 November 2017
Transportonte drogë me makinë, pranga azilkërkuesit shqiptar

Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua në Francë dy ditë më parë pasi në makinë iu gjetën 3 kilogram kanabis.

Aleksandër Bajramaj u shpreh para Gjykatës se nuk e dinte që në makinë kishte drogë. I vënë përballë provave të Prokurorisë, Bajramaj pranoi se një person tjetër i kishte kërkur që të transportonte kanabis kundrejt një shume prej 200 eurosh. Makina me të cilën po transportonte drogë i riu ishte e tipit “Peugeot 306”.

Nga hetimet rezultoi se 26-vjeçari shqiptar është azilkërkues në Francë.

“Në Shqipëri kisha probleme me njerëzit” - tha 26-vjeçari në Gjykatë, transmeton tvklan. Kërkesa e parë për azil ju refuzua, por ai shtoi se do të provojë sërish. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI