Flash

Ditari i trishtuar i një mjeku

Lapsi.al 7 November 2017
Ditari i trishtuar i një mjeku

Nga Pajtim Lutaj/

Java që kaloi dëshmoi për një gjendje surrealiste, të cilën nuk di ta klasifikoj, nuk di ku ta vendos në kohë, në prehistori, në mesjetë, në otomanizëm apo në tranzicionin sfilitës të vendit të shqipeve.

Disa ngjarje, pothuajse të njëpasnjëshme, më prishën “qetësinë” e zgjedhur prej dy vitesh me ndërgjegje të plotë për t’u marrë vetëm me pacientët dhe studentët.

Për të mos u bërë pis nga balta, që po mbush pa pushim tepsinë e ndryshkur të pushtetit në vendin tim, këto ndodhi të papranueshme për moralin dhe formimin tim, po i hedh në "kazanin mediatik" shqiptar më shumë për të lehtësuar veten e jo se ata që do t’i lexojnë do t’i bëjnë jurisprudencë dhe aq më pak se do të marrin mundimin t’i riparojnë. Veç punës së madhe me pacientët dhe studentët, këtë javë më kanë ngacmuar përbindshmëritë e jetës së kësaj shoqërie, që të lë përshtypjen se është futur në një rrugë të gabuar, pa fund dhe pa të ardhme.

Java ime nisi me një konsultim me një politikan të lartë rreth çështjes se si të ikim sa më parë nga ky vend. Duke qenë kundërshtar i kahershëm i brain drain-it, e mbylla shpejt duke i thënë mikut tim të mirë e të vjetër se une kam vite që “nuk jetoj”, por vetëm punoj në këtë vend; megjithatë, java vazhdoi me ftesa pompoze për konferenca butaforike, për përurime “idesh” perverse, me emërtime megalomane dhe emërime allashqiptarçe...

Java u pasua nga klithmat e një familjeje të ndershme, e cila e kishte kuptuar me vonesë se paguante kot për formimin e fëmijës në një universitet që jepte diploma mjeku pa bërë praktikë në spital!

Të mërkurën përjetova inatin dhe urrejtjen e një studenteje që e quante padrejtesi ta ngelje në klase se nuk ishte paraqitur asnjë orë në mësim; të një pacienteje se polici i spitalit, i cili (duke e ruajtur spitalin jo nga keqbërësit, por nga pacientët), e kishte drejtuar në vendin e gabuar.

Të enjten, një kolegia ime e vjetër me sjell një familjarin e vet të operuar nga një mjek vullnetar (se ka shumë vullnetarë në QSUT, gjithë ata që kanë lënë bosh zona të tëra të vendit, partia i ka nisur vullnetarë) etj., etj... Po, po, gjithë këto ngjarje i prodhoi kjo javë dhe asnjë fjalë për procesin mësimor, për mësimdhënie dhe mësimnxënie, për studimin e aq më pak për protokolle, stafe, leksione, provime, konkurse, sepse fjalët për shkencën, zhvillimin e kërkimet shkencore janë harruar.

Sidoqoftë, ajo që më nxiti të shkruaja, ishte gjendja e rëndë e një gruaje të re, nën të tridhjetat, që u paraqit për vizitë këtë javë. Zonja X.Y. vjen nga një familje shqiptare me të ardhura nën mesataren e jetesës në vendin tim, e vendosur në Tiranë pas largimit nga fshati prej turpit se ishte e divorcuar dhe me një fëmijë. Ajo erdhi, pra, për t’u vizituar, e shoqëruar nga prindi, për një sëmundje të rëndë në të dy sytë.

Lotët e kësaj gruaje dhe trishtimi në fytyrën e babait të saj nuk pushuan edhe pasi u shpjegova se kjo sëmundje trajtohet me sukses dhe është e shërueshme. Pacientja e transkuruar dhe e sorollatur nga sistemi i munguar apo paaftësia sistematike e atyre që e kishin “kuruar” vuante, pra, nga një sëmundje e kurueshme, por sektori publik nuk e siguron këtë shërbim vetëm për mungesë organizimi. Prandaj i premtova zonjës shërimin e syve (me gjithë vështirësitë që rrjedhin prej ndryshimit të rregullave nga bolsheviket e ministrive në favor të çakejëve të shëndetësisë shqiptare që janë ulur allaturka në prehrin e politikës), por historia e gruas në fjalë m’u duk më e rëndë se sëmundja e saj; u ndjeva i pafuqishëm të “kuroja” plagët e saj sociale: varfërinë, mentalitetin prapanik, divorcin, shkak i të cilit ishte bërë handikapi i saj i përkohshëm.

Normalisht këto ngjarje as nuk duhet të mendohen, as nuk duhet të imagjinohen e jo më të ndodhin sot, në shekullin XXI, në institucionet universitare të një vendi në zemër të Europës e që pretendon të bëhet sa më shpejt pjesë e Bashkimit Europian. ©lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI