Flash

Krim dhe politikë/ Kush janë të fortët që Donald Lu i quan “peshq të mëdhenj”

Lapsi.al 7 November 2017
Krim dhe politikë/ Kush janë të fortët që Donald Lu i

Në prezantimin që iu bë operacionit “Forca e Ligjit”, Donald Lu vuri në lojë besueshmërinë e ambasadës amerikane kur paralajmëroi rezultatet konkrete deri në fillim të vitit tjetër. Për herë të parë në Shqipëri do të “hahet” peshku i madh tha Donald Lu, përmendi edhe katër emra të fortësh dhe politikanësh, si dëshmi e lidhjeve të krimit me politikën.

Arben Ndoka është ish-deputet i Partisë Socialiste, edhe i angazhuar sërish me degën e PS-së në qarkun e Lezhës ku ai ishte deputet, gjatë fushatës së 2017-ës. Ndoka u tërhoq nga politika, pasi siç tha ai, në atë kohë do t’i dedikohej zbardhjes së të vërtetës nga autoritetet italiane që e akuzonin për shfrytëzim prostitucioni.

Elvis Roshi, ish-kryebashkiak i PS-së në Kavajë. I akuzuar nga autoritet italiane për përdhunim dhe trafik droge, i shkarkuar nga kryeministri Edi Rama me 7 mars të këtij viti, çka i hapi rrugë zgjedhjeve të reja në Kavajë.

Gentian Muhameti, ishte kandidat i partisë Demokratike në bashkinë e Këlcyrës, por që vetëm 20 ditë para zgjedhjeve të 2015-ës, PD-ja e tërhoqi nga gara, pasi ka qenë i dënuar për trafik droge dhe prostitucion, vepra që i kishte fshehur duke mos i deklaruar në formularin e vetëdeklarimit, për ligjin e dekriminalizimit.

Arben Frroku akuzohet për vrasjen e komisarit të Kombinatit Dritan Lamaj, dhe për të janë hedhur akuza për lidhje me drejtues të policisë në kohën kur PD-ja ishte në pushtet. Ndërkohë që Frroku mundi të arratisej nga Shqipëria për shkak të një vendimi të gjykatës që e la në gjendje të lirë derisa dënimi i tij të merrte formë të prerë në Gjykatën e Apelit. Arben Frroku shfrytëzoi këtë hapësirë për të dalë nga Shqipëria.

DEKLARATA E DONALD LU SOT

“Deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve penale. Shqipëria ka një problem me lidhjen mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Shqyrtoni rastet e Mark Frrokut, Elvis Rroshit, Arben Ndokës dhe Gentian Muhameti. Ky problem ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit. Asnjë nuk është mbi ligjin. Ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”, për një herë të vetme në Shqipëri, le të hamë peshkun e madh,” – ka bërë të ditur ambasadori Donald Lu gjatë takimit në Ministrinë e Brendshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI