Flash

Dogana bllokohet sërish për shqiptarët, grekët planifikojnë grevë

Lapsi.al 8 November 2017
Dogana bllokohet sërish për shqiptarët, grekët

Pas prishjes së sistemit në doganat greke për dy ditë, sërish probleme për shqiptarët që duan të kalojnë në shtetin fqinjë. Policia në pikën kufitare të Kakavijës njofton se pala greke do të mbyllë sërish doganën për shqiptarët për shkak të një greve që do zhvillohet atje.

Kështu nga ora 07:00 e datës 09.11.2017 deri në orën 07:00 të datës 10.11.2017 nuk do të lejohet kalimi i asnjë mjeti, por vetëm i këmbësorëve.

Sipas policisë kufitare në doganë "do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve". Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë me automjetet e tyre në drejtim të Greqisë të anulojnë lëvizjet dhe të mos grumbullohen në Pikën e Kalimit Kufitar duke sjellë konfuzion.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI