Flash

George Clooney: Aktrimi nuk është më prioriteti im

Lapsi.al 8 November 2017
George Clooney: Aktrimi nuk është më prioriteti im

Pasi vodhi vëmendjen e publikut prej dekadash, George Clooney ka deklaruar se aktrimi nuk është më prioritet për të. “E di si është puna? Kam aktruar për një kohë të gjatë, dhe tani jam 56 vjeç. Nuk jam më ai djali që ‘vjedh’ zemrat e vajzave”, ka thënë Clooney për një intervistë për The Sunday Times. “Aktrimi më siguronte të ardhura mjaftueshëm për të paguar qeranë, por tani unë shita një fabrikë tekile për një bilion dollarë. Kështu që, nuk më duhen më paratë”, ka vijuar dhe më tej aktori, duke e bërë të qartë se nuk do ta shohim shpesh në kinema. Ai ka sqaruar se gjendja ekonomike e majme, i ka dhënë lirinë të përzgjedhë projektet në të cilët do të shfaqet. Megjithatë, Clooney po provon edhe aftësitë e tij regjisoriale, të cilat i financon më së shumti vetë. Madje, emrin e aktorit e kemi parë shumë herë nën emërtimin e producentit, sepse, siç mund ta imagjinojmë, një bilion dollarë është mjaftueshëm për të mos punuar për gjithë jetën, apo jo?

Të këshilluara

Nicole Kidman sjellë krishtlindjet në Paris

Krishtlindjet kanë filluar të trokasin në Paris. Një shfaqje magjike u prezantua në dyqanin e famshëm “Printemps”, në kryeqytetin francez, dhe ishte Nicole Kidm...

14:40

Çiftet e ndara për vitin 2017

Tyga dhe Kylie Jenner-Ishim mësuar t’i shihnim bashkë dhe dukej se lidhja po shkonte mirë.“Ai është dashuria e saj e parë dhe ata ende flasin çdo ditë bashkë.” ...

14:31

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI