Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Kush u fut mes Top Channel dhe Edi Ramës? Sot tjetër goditje në edicionin e lajmeve

Lapsi.al 8 November 2017
Kush u fut mes Top Channel dhe Edi Ramës? Sot tjetër goditje në

Top Channel nuk po kursehet në goditjet ndaj qeverisë për dosjen "Tahiri". Prej ditësh televizioni kombëtar ka ndryshuar qëndrim në trajtimin që po i bën skandalit të përfshirjes së ish Ministrit të Brendshëm në trafikun e drogës. Diçka ka ndryshuar në marrëdhënien e televizionit kombëtar me qeverinë prej disa ditësh, që kur kronikat dhe raportimet kanë nisur të nxjerrin në pah edhe përfshirjen e Ramës në skandal. Lexoni çfarë shkruan televizioni kombëtar sot në qëndrimin që ka mbajtur për heshtjen e Tahirit dhe Partisë Socialiste, që pasi u kap Ores Sota me 863 mijë euro:

"Që nga 1 nëntori kur u kap një makinë me 863 mijë euro dhe dy patentat e tij, ish-ministri Tahiri nuk ka folur më publikisht. Nuk ka sqaruar çfarë lidhje ka me Ores Sotën, që ndërtoi komisariatin ku Tahiri është deputet? Si ndodhi që patentat e tij ndodheshin në makinën e Sotës? Pse nuk e deklaron Tahiri që 863 mijë eurot s’kanë lidhje me të?

Ndërkohë që ka 7 ditë që opinioni publik pret përgjigje, Tahiri hesht.

Dy javë më parë, kur Tahiri doli gjithandej dhe dha dy konferenca shtypi për të mohuar lidhjen me Habilajt. Por jo vetëm Tahiri s’ka sqaruar asgjë, por edhe Partia Socialiste preferon të flasë për kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës se sa për ish-ministrin e vet.

Mjafton për një parti fakti që ky nuk është i tyri, ndërkohë që deklarojnë masa për ata që ujisin bahçet pa paguar ujin?

Sa më gjatë zgjat heshtja, ajo s’e mbron as Tahirin dhe as Partinë Socialiste" ishte qëndrimi i radhës sot nga Top Channel.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI