Flash

Foto/ Kush është 35-vjeçari që tentoi të vetdigjet para Parlamentit, hera e dytë në pak ditë

Lapsi.al 9 November 2017
Foto/ Kush është 35-vjeçari që tentoi të vetdigjet

Një 35-vjeçar ka tentuar paraditen e sotme t’i vërë flakën vetes para parlamentit. I riu nga Lezha, Saimir Zalli kishte disa minuta që qëndronte para parlamentit dhe kërcënonte se do vetëdigjej.

Por, ka ndërhyrë policia dhe i riu nuk ka mundur ta finalizojë aktin ekstrem. Por kjo nuk është hera e parë që Saimir Zalli ndërmerr një veprim për të vrarë veten.

Tre javë më parë 35-vjeçari tentoi të hidhej nga vinçi. Mësohet se i riu është në depresion për shkak të problemeve me gruan.

Më 16 tetor për 2 orë ka qëndruar mbi një vinç në qendër të kryeqytetit, duke paralajmëruar se do të hidhej.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI