Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

(Foto&Video) Rrihet brutalisht gazetari i Rai 2 nga vëllai i bosit të mafies

Lapsi.al 9 November 2017
(Foto&Video) Rrihet brutalisht gazetari i Rai 2 nga vëllai i bosit

Gazetari i Rai 2, Daniele Piervincenzi është goditur me kokë nga Roberto Spada, vëllai i bosit të mafies Carmine, i dënuar me 10 vite burg. Gazetarit iu thye hunda.

Ngjarja ka ndodhur pas një pyetje të drejtuar nga gazetari, por Roberto Spada nuk e ka duruar dhe e ka goditur me kokë edhe me një shkop gome gazetarin dhe më pas edhe kameramanin që e shoqëronte.

Gazetari dhe kameramani janë pjesë e stafit për programin e quajtur “Nemo”, në Rai2.

Daniele Piervincenzi, është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe Spada është arrestuar sot nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në provincën Ostia të Romës ku pas dy javësh do të mbahen zgjedhje, dhe sipas mediave vendase kjo zonë është me influencë të madhe nga mafia.

Të këshilluara

Rrëmbehet një adoleshente në Fier

Një vajzë 13-vjeçare me iniciale A.R, banuese në Levan të Fierit është rrëmbyer 2 ditë më parë. Policia e Fierit dyshon se autori i rrëmbimit është 18-vjeçar...

20:05

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI