Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

"Narcos" Made in Albania/ Gazetari Artan Hoxha: Në Ekuador plagosën bosin e kokainës!

Lapsi.al 9 November 2017
"Narcos" Made in Albania/ Gazetari Artan Hoxha: Në Ekuador

Lajmi për plagosjen e një shqiptari në Ekuador është komentuar me detaje nga gazetari Artan Hoxha, sipas të cilit është qëlluar një bos i kokainës, që jo rastësisht lëvizte me makinë të blinduar. Në një status në Facebook, Hoxha thotë se shqiptarët nuk e presin më kokainën nga shitësit e radhës, por kanë krijuar linjat e veta të transportit dhe për këtë kanë shkuar direkt në burim.

“Ndiqeni kroniken e meposhteme, shihni ne cfare mjeti luksoz dhe te blinduar leviste bosi shqiptar i radhes ne rruget e Guayaquil-it te larget. Serish viktime e nje atentati mafioz. Behet fjale per nje prishje pazari prej miliona dollaresh ne trafikun e kokaines. Po cfare bejne shqiptaret aq larg vendit te tyre dhe Europes, atje lart ne majat e Andeve ne Ekuator?!! Kush dreqin i ka cuar atje, madje sa te qerojne hesapet me njeri-tjetrin?!!! Ka vetem nje arsye madhore, kokaina dhe milionat e dollareve qe burojne prej trafikimit te saj...

Besoj se tashme jemi te famshem dhe ne nje kontinent te ri, Ameriken e Jugut. Jemi plotesisht gati per serialin tone "Narkos" made in Albania” shkruan gazetari.

Në kronikën e mediave ekuadoriane citohet shefi i policisë së qytetit, Cevallos. "Një femër që udhëtonte me viktimën uli xhamin e mjetit të blinduar për të pirë një cigare. Në atë kohë një person i cili e kishte ndjekur viktimën me një motor, futi armën përmes dritares dhe qëlloi disa here mbi viktimen. Viktima ka dhe shtetësi te Ekuadorit si dhe ka jetuar në vend për tetë vjet. Viktima ishte gjithashtu objekt i një hetimi që po bëjmë për një ngjarje që ndodhi më 30 maj me një shtetas të huaj", është shprehur shefi i policisë duke iu referuar vrasjes së Ilir Hidrit, shqiptarit që u ekzekutua për pazaret e kokainës.© Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI