Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Në mungesë të Ramës Endri Fuga akuza opozitës: Garë se kush e shan më shumë Shqipërinë

Lapsi.al 9 November 2017
Në mungesë të Ramës Endri Fuga akuza opozitës:

Në seancën e sotme në Kuvend nuk munguan debatet e forta dhe akuzat nga opozita në drejtim të qeverisë, deputetja e PD, Vokshi bllokoi foltoren, ndërsa kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ndërpreu seancën për disa minuta.

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga i cilëson si të turpshme reagimet e opozitës në seancën e sotme plenare. Ai thotë se shpifja dhe baltosja e vendit nuk ndihmon as Shqipërinë dhe as opozitën.

“E turpshme gara e opozitarëve çdo të enjte në foltoren e Parlamentit se kush e shan më shume Shqipërinë. Debati është i nevojshëm, por shpifja dhe baltosja e vendit nuk ndihmon as Shqipërinë dhe as opozitën. Kjo strategji tregon PAPERGJEGJSHMERI ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë” - shprehet ai.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI