Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

PS lëshon sinjale të tjera për kryeprokurorin Llalla: Ikën më 7 dhjetor...

Lapsi.al 9 November 2017
PS lëshon sinjale të tjera për kryeprokurorin Llalla: Ikën

Socialistët po përgatisin terrenin për të zëvendësuar kryeprokurorin Adriatik Llalla me një emër tjetër. Deputeti i komisionit të ligjeve nga Partia Socialiste, Alket Hyseni, thotë se ligji e parashikon qartë për mandatin e prokurorit të përgjithshëm. Sipas tij, mandati mbaron në datën 7 dhjetor. Deputeti Alket Hysenit thotë se nuk ka vend për dy interpretime, pasi ligji i ndryshuar në kushtetutën e Shqipërisë nuk ka fuqi para vepruese dhe Kryeprokurori Adriatik Llalla do të ketë mandat 5 vjeçar dhe jo 7 siç parashikon ligji aktual

"Nuk ka ndonjë interpretim, ligji e ka te përcaktuar qartë, ligji është strikt ne ketë çështje. Le te shpresojmë qe ne ditët ne vijim do te ketë zhvillime te reja ne krijimin e Këshillit të Lart te Prokurorisë. Me krijimin e KLP do te vazhdohet me procedurat kushtetuese dhe ligjore për të zgjedhur edhe prokurorin i ri.  Nuk mund te konceptohet qe një mandat qe është i mbyllur te vazhdoj me tej”, tha Hyseni në një intervistë për Tema Tv.

Ndërkohë institucioni që do të propozojë emrin për prokurorin e përgjithshëm është Këshilli i Lartë i Prokurorisë i cili aktualisht ndodhet në ngërç. Ky institucion nuk është krijuar ende pasi nuk ka kandidat nga shoqëria civile. Për Hysenin  ky është një problem lehtësisht i zgjidhshëm pasi sipas tij arsyeja se përse kanë hezituar të kandidojnë ka qenë situata politike aktuale.

“Kandidaturat nga shoqëria civile kane munguar ka pas një stepje ndoshta edhe për shkak te situatës politike te krijuar. Por uroj qe ne ditët ne vijim te marri fund ky ngërç”, tha Hyseni.

Të këshilluara

Rrëmbehet një adoleshente në Fier

Një vajzë 13-vjeçare me iniciale A.R, banuese në Levan të Fierit është rrëmbyer 2 ditë më parë. Policia e Fierit dyshon se autori i rrëmbimit është 18-vjeçar...

20:05

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI