Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Adi Krasta: Çfarë ndodhi në darkën e fundit të sherrit me Edi Ramën

Lapsi.al 10 November 2017
Adi Krasta: Çfarë ndodhi në darkën e fundit të

Prej 3 vitesh Adi Krasta pyetet pothuajse në çdo intervistë se çfarë ndodhi në një darkë mes tij dhe kryeministrit Edi Rama. Në janar të vitit 2015, në portale u përhap lajmi për sherr që kishte përfunduar “deri në hedhje pjatash dhe pirunësh” në një nga restorantet e Tiranës ku po organizohej një darkë për nder të violinistit Tedi Papavrami.

“Darka e fundit? Marrëdhëniet me kryeministrin i kam pasur të hershme. Ajo darkë më vjen gjithmonë në intervista, por askush nuk e ka pyetur kryeministrin. Kam përshtypjen se ajo darkë është deklasifikuar. Sot nuk ka nevojë për ta rikthyer edhe një herë “ – e mbyll Krasta.

Por çfa6rë ndodhi në atë darkë. Lapsi.al solli në atë kohë një shkrim të gjatë për atë që kishte ndodhur. (lexo më poshtë). Sipas asaj që u raportua në atë kohë kryeministri Rama me të shoqen kanë shkuar me vonesë në darkën e “Padamit” dhe sapo ka hyrë ka kërkuar llogari se cdo në atë tryezë “ai b... q... që i shërben Berishës”. Pas kësaj Rama ka ofenduar edhe ministren Kumbaro, burrin e saj gazetarin Aleksandër Furxhi, bashkëshorten e ardhshme të Veliajt, Ajola Xoxa dhe situata është bërë e nderë në sytë e shqiptaro francezit Papavrami që nuk kuptonte asgjë nga këto sherre provinciale.

“Por luftë fizike me pjata e pirunë nuk ka pasur” garantojnë dëshmitarët. Adi Krasta ka qëndruar edhe disa çaste pas sherrit në këtë tavolinë të pushtetit dhe vetëm pasi, sherrnaja është fashitur disi, është ngritur për tu larguar bashkë me gruan, i bindur se nuk do të qe më kurrë pjesë e atyre njerëzve për ardhjen në pushtet të të cilëve kishte kontribuar me aq sa kishte mundësi.

Të këshilluara

Zhduket prej një jave avokati Besnik Muço

Prej disa ditësh avokati Besnik Muço rezulton i zhdukur. Denoncimin në polici e ka bërë bashkëshortja e tij. Sipas saj ai ishte nisur në Itali më datën 2 nëntor...

18:50

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI